|
|
Doberdolli.net Bota e Shkarkimeve ,Argetimit dhe informimit per Shqiptaret! ...

www.Doberdolli.net

Dashuria-Chat & Doberdolli.net

Vip's

Michael Jackson dhe Fredi Merkuri Mund të ishte disku më i bukur i historisë, por mbreti i pop-it dhe Fredi Mërkuri nuk arritën ta përfundonin. Ja prapaskenat e ditës kur dy legjendat e muzikës kënduan së bashku "Dukeshin si dy fëmijë në një kënd lojërash: t‘i shihje bashkë në studion e regjistrimit, ishte një spektakël i mrekullueshëm. spektakel koti Flisnin me duar e me këmbë, i drejtonin duart nga qielli dhe shkriheshin së qeshuri kur njëri prej tyre ngatërronte ndonjë notë". Keta te dy ishin...

  

Brittany Murphy u vra nga virusi A/H1N1?
Brittany Murphy u vra nga virusi A/H1N1?
Dy tabloidet britanike, “Daily Star” dhe “Daily Express” hedhin nje hipoteze te tyren per vdekjen e papritur te aktores 32 vjecare, Brittany Murphy. Sipas asaj qe shkruhet ne faqet e gazetave, aktorja amerikane, Britany qe vuante nga diabeti i shkalles se dyte, prej pak ditesh ishte e prekur edhe nga gripi dhe po merrte ilace kunder H1N1. Mes ilaceve te shumta, ne shtepine e aktores u gjend edhe Vicodine, ilaci qe mendohet se shkaktoi edhe vdekjen e Michael Jackson. ‘Pyes veten nese behet vertete fjale per virusin A”, thote Patt Materson i Los Angeles Times, i cili shton se simptomat e vdekjes se aktores te lene te kuptosh se ajo ka qene e semure me A/H1N1. Nderkohe, intervista e fundit e Brittany Murphy dhene per Fox News eshte nje nga me te klikuarat ne internet dhe shume njerez mendojne se ajo duket qarte qe nuk gezonte shendet te plote.

 

Carrey do te leshoje nje webfaqe te cuditshme
Jim Carrey dhe Jenny McCarthy
Komiku Jim Carrey do të lëshojë një faqe interneti ku do t’iu mundësojë fansave të futen në nënndërgjegjen e tij të çuditshme.

Aktori planifikon të futë mendime të tij të rastësishme, tema të çuditshme dhe skeçe komike në faqen e tij JimCarrey.com, që do të lëshohet të enjten. “Është një pasqyrë psikodelike e trurit tim dhe mendoj se do të jetë argëtuese. Ata (fansat) do të shohin gjithçka që ndodh në universin tim dhe do të realizohet në një mënyrë që do të sjellë kënaqësi duke biseduar”, ka thënë aktori./Telegrafi/

 

50CENT nuk pendohet per te kaluaren prej gangesteri
50 Cent gjatë performancës së tij në Prishtinë në vitin 2007
Ylli i muzikës hip-hop, 50 Cent, thotë se ai nuk ka pasur zgjidhje tjetër, përveçse të bëhet diler droge, kur ka qenë në moshën 12-vjeçare.Krijuesi i hitit “Candy Shop”, ka filluar të shesë drogë në lagjen Queens, New York, pasi nëna e tij, po ashtu dilere, ishte vrarë kur ai ishte ende fëmijë. 
“Nëse do të kisha ndonjë opsion tjetër që do të kishte kuptim për mua në atë periudhë, do ta shfrytëzoja. Por e kam marrë atë vendim në një moshë kur isha plotësisht naiv. Tash e identifikoj si zgjidhje të gabuar, por nuk mund të pendohem që e kam bërë atë”, ka thënë reperi. 50 Cent u largua nga tregtia me drogë në vitin 2000, por një ‘zënkë e mëhershme’ i kushtoi atij me nëntë plumba të marrë nga afërsia, gjashtë muaj më pas.

 

Alpacino;Kam shitur trupin tim per te mbijetuar.
Al Pacino, Foto: AP
Legjenda hollivudiane Al Pacino e ka shitur trupin e tij për ushqim dhe kulm mbi kokë gjatë kohës kur kishte jetuar në Sicili.

Ylli i filmit “The Godfather” ka kaluar një pjesë të kohës në vendlindjen e tij në vitin 1960, pasi ishte larguar nga shkolla për të ndjekur ëndrrën e tij hollivudiane. Ai e kishte pasur të vështirë të siguronte vendbanim dhe ushqim gjatë udhëtimeve të tij, kështu që kishte vendosur ta ofrojë trupin e tij si shkëmbim. 
“Në moshën 20-vjeçare, kam jetuar në Sicili duke shitur vlerën e vetme që kisha-trupin tim. Një femër më e moshuar më ofronte ushqim dhe strehë për seks. Zgjohesha në mëngjes, dhe nuk më pëlqente vetja për këtë gjë”, ka shpjeguar aktori.

 

Rihanna po vuan pasojat psikike e sulmit nga BrownRihanna, Foto: AFP
Rihanna ende është e shqetësuar psikikisht nga sulmi fizik i ish-të dashurit të saj, Chris Brown.

Këngëtarja e hitit “Russian Roulette”, e cila në shkurtin e vitit 2009 u sulmua fizikisht nga reperi Brown, ka deklaruar se ende ndjen pasojat e incidentit.

“Dhimbja fizike vjen e shkon. Shenjat largohen. Por gjurmët emocionale mbesin me ty”, ka thënë 21-vjeçarja.

 

Obama-Michelle,pervjetor ne restorant modest.
http://z.about.com/d/accessories/1/0/3/I/-/-/barack-obama-michelle-obama.jpg
Presidenti Amerikan, Barak Obama ka treguar se perhere e gjen pak kohe per jeten e tij private.

Disa jave me pare ai la me goje hapur nje shites pasi iu shfaq papritur ne banak, i veshur sportiv, ndersa te shpeshta jane edhe shetitjet e apo lojerat me vajzat e tij. Kete here, kreu i Shtepise se Bardhe ka menduar edhe per bashkeshorten, Michelle Obama, me te cilen ka festuar 17 vjetorin e marteses. 
Cifti presidencial nuk ka dale jashte kryeqytetit per te festuar kete pervjetor. Ata jane mjaftuar me nje darken e “Blueduck Tavern”, nje restorant ne West End mes “Dupont Circle” dhe “Georgetown”. Darka mbaroi ne oren 21:15, ndersa restoranti ne fjale pasqyron shpirtin dhe jeten e thjeshte te familjes me te njohur amerikane pasi cmimet nuk jane shume te kripura.

 

Stone pozon nudo.Sharon Stone Sharon Stone nuk njeh moshë, pasi aktorja ka pozuar lakuriqe për një revistë franceze.

Ylli i filit “Casino”, thuhet se ka vendosur të veshë vetëm një korse të zezë seksi dhe take me lidhëse për fotografitë e reja të saj. 

“A ka ndonjë moshë kur duhet të ndaloni të bëni gjëra të caktuara, si për shembull të tregoni trupin? Ato fotografi nuk janë asgjë më shumë se sa unë vetë. Jeta ime nuk ka ndryshuar në moshën 50-vjeçare. Unë nuk e ndryshoj”, ka thënë aktorja.


 

Hilton;Virgjeria nuk ka vlere.Hilton: Virgjeria nuk eshte vlere Seksi eshte dicka e mrekullueshme. Eshte e bindur Paris Hilton, e cila ka shprehur mendimin e saj per erosin ne revisten "Star Magazine". "Kur e deshironi pa mase partnerin, ju sugjeroj qe te futeni ne nje vaske me vere. Ka efekte te jashtezakonshme", keshillon Paris.Ajo tregon se si ka patur me shume se 20 meshkuj brenda nates dhe se kete rekord ia ka treguar me krenari shoqeve te saj. Mes partnereve te saj, Hilton ka patur grekun Stavros Niarchos, muzikantin Benji Madden,modelin Jason Shaw,milioneret Paris Latsis, Joe Francis dhe Jamie Padgett. 
"Virgjeria nuk eshte vlere, perkundrazi eshte forme injorance. Duhet t'i njohesh meshkujt sa me mire te jete e mundur. Ndonjehere femrat hiqen me puritane dhe fshehin deshirat e tyre. Kategoria e femrave me te lirshme, jane me te sinqerta. Mendoj se edhe vajzat e reja duhet te ndjekin shembullin tim dhe te kene marredhenie seksuale te shpeshta me partneret", u shpreh Paris. 

 

Gruaja e Scharzenegger,thyen rregullatGruaja e Schwarzenegger, thyen rregullat e te shoqit Arnold Schwarzenegger ka lejuar ndermarrjen e sanksioneve ligjore kunder bashkeshortes se tij Maria Shiver, e cila eshte fotografuar teksa telefononte ne timon.

“Terminatori” ka firmosur vitin e shkuar nje ligj qe ndalon kalifornianet te telefonojne teksa jane duke drejtuar makinen. Por duket se ka qene vete pjesetarja e familjes se tij qe ka thyer kete rregull. Schwarzenegger ka falenderuar ne rrjetin social “Twitter”, “Tmz” faqen qe ka publikuar imazhet e zonjes se pare kaliforniane te kapur duke kryer shkeljen. “Faleminderit qe sollet kete shkelje ne vemendjen time, do te veproje menjehere!”, tha guvernatori i Kalifornise


Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente