|
|
Doberdolli.net Bota e Shkarkimeve ,Argetimit dhe informimit per Shqiptaret! ...

www.Doberdolli.net

Dashuria-Chat & Doberdolli.net

Sport

SPORT



ArkivRooney;Messi po por une jo!

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne
Rooney ka vlerësuar yllin e Barcelonës,
Lionel Messi si futbollistin më të mirë
në botë. 


Rooney, i cili pritet të mungojë në pjesën e 
mbetur të këtij sezoni për shkak të një lën-
-dimi në ijë, ka shkëlqyer gjatë këtij edicioni duke shënuar 34 gola për Djajtë e Kuq
që pritet t’i sjellë atij çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Premierligë. 

Mirëpo, Rooney beson se në shkallën botërore, reprezentuesi argjentinas Messi, i 
njohur për shpejtësinë e tij, aftësitë teknike dhe golat, është i paprekshëm. 
“Gëzohem që njerëzit më konsiderojnë në atë shkallë, por mendoj se Lionel Messi 
është më i miri në botë. Atë që është në gjendja të bëjë ai me top, është e pabesues-
-hme si dhe është duke shënuar shumë gola. Ai ka qenë i shkëlqyeshëm edhe këtë
sezon. Messi është futbollisti më i mirë në botë”, tha Rooney për United Revieë. 
Messi fitoi Topin e Artë dhe Çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga FIFA për 
vitin 2009.
SPORT

Maldini;Kthehu ne ekip.

Paoli Maldini, me 25 vjet karrierë futbollistike 
mbi shpatulla, është vetëm një hap larg kthimit
në fushën e blertë.

Duket paksa e pabesueshme, por në fakt Adriano
Galliani e Leonardo, duke marrë shkas edhe nga 
dëmtimi i Alessandro Nesta-s, janë të shqetësuar
për situatën në mesfushë, kështu që kanë thirrur legjendarin Maldini për të kontribuar 
sërish për skuadrën, në një kohë kur duhen 7 ndeshje deri në fund të kampionatit.
Ish-kapiteni është i nderuar për këtë ftesë, por nuk dihet nëse ai mund t'i përballojë me 
sukses kundërshtarë si Cagliari, Catania, Sampdoria, Palermo, Fiorentina, Genoa e 

Juventus. Maldini ka qenë inaktiv në fushë, por nuk ka hequr dorë nga jeta sportive 
duke shkuar vazhdimisht në palestër, duke luajtur futboll me miqtë, pra në një farë 
mënyre e ka mbajtur trurpin në formë.Por cfarë do të ndodhë, do të rikthehet Maldini 
apo jo? Vendimi i takon ditëve të ardhshme...


SPORT
ArkivDyshja Kaka-Ibra ne momente te veshtira ne Spanje
 
Momente të vështira për dy “milanezët” e kampionatit 
spanjoll, Ibrahimovic e Kaka. 

U blenë me shumë bujë në verë por deri në këtë pikë të
sezonit kanë rezultuar investime të dështuara për klubet
më të mëdha spanjolle, Barcelona e Real Madrid. Kaka
nuk është titullar në ndeshjen e radhës pasi trajneri
Pellegrini preferon holandezin Van der Vaart kundër 
Sporting Gijon. I njëjti fat për Zlatan Ibrahimovic, i cili ka
filluar të lidhet më shumë me stolin e skuadrës “blaugrana”.
Gjatë momentit të zëvendësimit në ndeshjen kunder Shtutgartit, ai hyri në fushë me një fytyrë të
vrenjtur, duke treguar qartë se nuk ndan të njëjtin mendim me trajnerin Guardiola. Është Henry 
ai që ka zënë vendin e suedezit dhe pritet që kjo gjë të ndodhë edhe gjatë fundjavës në kampionat.  
SPORT
ArkivRonaldo lojtari me i shpejte ne planet

Sipas gazetës gjermane Der Spiegel, ylli i Real Madridit,
Cristiano Ronaldo, raportohet se është futbollisti më i 
shpejtë në botë.
Studimi thotë se ish-anësori i Manchester 
United është më i shpejtë se lojtari i Bayern Munich, Arjen Robben,
ai i Arsenalit, Theo Walcott, dhe sulmuesi i Manchester United, 
Wayne Rooney.
Sipas këtij raporti, Ronaldo arrin një mesatare prej 33.6 kilometra në
orë dhe renditet para Robben që thuhet të ketë shpejtësi 32.9 km/h.
Walcott ka një shpejtësi prej 32.7 km/h, ndërsa Rooney 32.6 km/h.
Top pesëshi mbyllet nga sulmuesi i Arsenalit, Robin Van Persie me një mesatare prej 32.1 km/h
SPORT
Arkiv  Barca nuk do ta perserise sezonin e kaluar.

Përkundër fitores minimale prej 1-0, Barcelona është
eliminuar nga Kupa e Mbretit.

Edhe pse rezultati i përgjithshëm nga të dyja përballjet është
2-2, Sevilla kualifikohet falë një goli më tepër të shënuar në 
terren mysafir.

Takimi i parë i zhvilluar në Camp Nou, përfundoi me fitoren e 
Sevillas me rezultat 2-1. Në atë takim, për Sevillan shënuan 
Diego Capel dhe Negredo, ndërsa për Barcelonën, Zlatan Ibrahimovic.Në ndeshjen kthyese të zhvilluar
në Ramon Sanchez Pizjuan, Blaugranët fituan me një gol të shënuar nga Xavi Hernandez (64’), i cili
nuk mjaftoi që katalunasit të vazhdojnë tutje.Kjo do të thotë se Barcelona nuk do ta përsërisë atë që
arriti sezonin e kaluar, kur arriti të fitonte çdo trofe të mundshëm.


SPORT

ArkivMoratti; Do ta mundim Chelsea'n.

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ishte i prerë në
qëndrimet e tij, kur tha se Interi do ta eliminojë Chelsean 
dhe do të kualifikohet në çerekfinalen e garës më të
madhe evropiane të futbollit për klube- Ligën e Kamp-
-ionëve.

“Mendoj se Interi do ta eliminojë Chelsean. Është sfidë 
e vështirë, por jo e pamundur. Ne i mposhtëm ata në 
ndeshjen e parë, dhe kjo përbën një përparësi psikolo-
gjike”.“Përparësi praktike mund të konsiderohet se me një barazim ne do të mund të kualifik-
-oheshim më tej. Për mua me rëndësi është rikthimi në stol i Mourinhos. Ai ka aftësi fantastike
menaxhimi”, ka thënë Moratti.

Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente