|
|
Doberdolli.net Bota e Shkarkimeve ,Argetimit dhe informimit per Shqiptaret! ...

www.Doberdolli.net

Dashuria-Chat & Doberdolli.net

Teknologji


Tableti Eee PC T1010MT Vjen ne Europe
Asus ka lëshuar në shitje kompjuterin e vet tablet konvertibil në tregun evropian. Çmimi i kësaj pajisje në versionin gjerman të ankandit online Amazon.com është 500 euro.

Për këto para merret një laptop me peshë prej 1.33 kilogramësh i cili ka ekran 10.1 inçësh të ndjeshëm në prekje dhe procesor Atom të Intel prej 1.66-gigaherc. Disku i tij ka kapacitet 320 gigabajt, përderisa janë integruar 2 gigabajt RAM dhe grafika GMA 3150. Bateria është deklaruar të zgjas për gjashtë orë e gjysmë.

Pajisja e njëjtë ka dy çmime! Çmimi i paralajmëruar për tregun amerikan është 500 dollarë (rreth 370 euro), e me shitje fillon gjatë muajit prill

 

Messenger nxier versionin e ri
http://www.messengeradictos.com/imagenes/09/02/overview.jpg
Windows Live Messenger, për disa i njohur si MSN Messenger ka ndryshuar emrin si pjesë e tentimit të Microsoftit t’i ofrohet komunitetit online. Aplikacioni më i popullarizuar, veçanërisht në Kosovë, për komunikim të çastit ka arritur në versionin final - 9.Në versionin e ri Live Messenger ofron një varg përmirësimesh dhe funksione të reja.veçoria më e theksuar e re në Windows Live Messenger 9 është pamja e re me dizajn laraman, larg prej pamjes standarde të aplikacioneve të Windows. Atë mund ta përshtatni duke zgjedhur ngjyrën dhe skemën e cila u pëlqen.Me qëllim të mirëmbajtjes së rregullit dhe shfletueshmërisë së dizajnit të ri të Windows Live Messenger, shiriti i menysë (menu bar) është fshehur nën disa butona në skajin e djathtë të lartë. Nëse doni, mundeni që kohë pas kohe të konfiguroni pamjen standarde të shiritit të menysë duke shtypur butonin Alt.Windows Live Messenger 9 ofron një numër të madh të “emoticons” dhe “winks” të cilët mund t’i përdorni për bisedë më zbavitëse me miqtë tuaj. Të dy koleksionet mund të shtohen edhe me tjera duke i shkarkuar ato falas nga interneti. Mundësitë e reja të pamjes së përshtatur përfshijnë edhe ndryshimin e prapavijës për bisedë, si dhe shtimin e porosive personale afër pseudonimit. Për fat të keq, tani për tani në versionin e ri nuk mund të ndryshoni porositë e statusit, si ato Away, Busy, Appear Offline e të ngjashme. Mirëpo, shpresojmë se kjo gjë do të bëhet e mundur në ndonjërin nga versionet e radhës.Biseda (chati) nuk është gjëja e vetme të cilën mund ta bëni me Windows Live Messengerin e ri. Në të gjendet edhe mundësia e video thirrjeve, respektivisht video bisedës me ndihmë të kamerës së uebit, si dhe mundësitë e thirrjeve nëpërmes protokollit të internet-VoIP. Një mundësi tjetër është edhe shkëmbimi dhe dërgimi i fotografive me anë të dritares së bisedës, kështu që nuk keni nevojë të përdorni postën elektronike për këtë gjë.

 

Shpikesit u vjen keq vetem per nje gje!http://dragonartz.files.wordpress.com/2008/10/_vector-http-preview2-by-dragonart.png?w=495&h=495 Tim Berners-Lee, njeriu që merr zakonisht meritat për shpikjen e rrjetit mbarë botëror, pyetet nëse kishte diçka që nëse do i jepej mundësia ta ribënte, do ta bënte ndryshe? Ndonjë keqardhje?
Z. Berners-Lee buzëqesh dhe pranoi se mund të bënte një ndryshim – një të vogël fare. Ai do të hiqte qafe vijat e pjerrëta çift “//” që vihen pas “http:” në adresat ueb.
Vijat e pjerrëta çift (double slash), edhe pse një traditë programimi në atë kohë, dolën më vonë jo realisht të domosdoshme, shpjegoi z. Berners-Lee. Vështroni gjithë ato letra dhe pemë, tha ai, që do të ishin kursyer nëse njerëzve nuk do t’u duhej të shkruanin apo printonin ato vija të pjerrëta në letër për vite me radhë – pa përmendur punën njerëzore dhe kohën e harxhuar për t’i shtypur ato taste panumërt miliona herë në kutitë e adresës së shfletuesve. (Shfletuesit e sotëm, sigurisht, automatikisht e mbushin hyrjen “http://” kur një përdorues shkruan një adresë uebi.)

  

Facebook fiton gjyqin kunder mbretit te spam-eveFacebook fiton gjyqin ndaj mbretit te spam-eve Facebook fiton betejen ligjore kunder Sanford Wallace, mbretit te “spam”-eve.

Rrjeti social kishte hapur nje ceshtje gjyqesore ne San Jose te Kalifornise, kunder Wallace dhe e ka fituar duke perfituar plot 711.2 milione dollare demshperblim. Sipas Facebook, Wallace kishte hyre ne adresat e disa pjesetareve te ketij komuniteti, duke vendosur mesazhe te huaja. “Edhe pse e dime se nje pjese te mire te parave nuk kemi per ta marre asnjehere, shpresojme qe nje gje e tille mos te ndodhe ne te ardhmen”, thote nje zedhenes i rrjetit te famshem. Nga ana tjeter Wallace nuk ka bere asnje koment per vendimin.

 

Bing vazhdon rritjen deri ne 22%image Makina e kërkimit i kompanisë Microsoft, e quajtur Bing sipas të dhënave të muajit gtusht, ka pasur rritjen më të madhe në treg, duke e rritur pjesëmarrjes e saj në treg me 22 për qind në krahasim me muajin korrik, ka deklaruar kompania amerikane për kërkime të tregut, Nielsen. Kjo rritje është ngritur në “llogari” të faqes së kërkimit online të kompanisë Yahoo, përderisa përqindja e makinës më të madhe të kërkimit në botë, Google ka mbetur e njëjtë. Sipas të dhënave të Nielsen për muajin gusht, pjesa e tregut të makinës Bing ka qenë 10,7 për qind, kështu që makina e Microsoft është pozicionuar si makina e tretë e kërkimit në internet, pas Yahoo’së e cila mban 16 për qind dhe makinës së kërkimit Google e cila ka 64.6 për qind të tregut. Shumë analistë thonë se kjo rritje e Bing ka qenë pak më shumë se sa është parashikuar, ndërsa e njëjta i ka kushtuar kompanisë Microsoft, rreth 100 milion dollarë investime. Ndërkohë që ky investim po tregohet i suksesshëm pasi që po shënon rritje çdo muaj.

 

Google pergatit motorrin e kerkimit me te ri. Përpjekjet që Microsoft është duke i bërë në promovimin e makinës së vet të kërkimit Bing si dhe krijimi i bashkëpunimit të ri të gjigantit softuerik me legjendën e industrisë së teknologjisë së informacionit Yahoo, siç edhe ka mundur të pritet ka shtyrë edhe mbretin e makinave të kërkimit të bëj ndryshime të caktuara.Sipas mediave botërore, Google ka filluar fshehtazi të punoj në realizimin e projektit më të ri, mirëpo në vend të shërbimeve të reja, gjiganti i internetit po punon në gjeneratën e re të shërbimit të vet Google Search. Në të njëjtën kohë, nuk bëhet fjalë për ndonjë përditësim të vogël të sistemit, mirëpo në ridizajnin komplet të makinës për kërkimin e internetit. Në deklaratën zyrtare të Google thuhet se “ekipi përgjegjës për makinën e kërkimit gjatë disa muajve të fundit është duke punuar në gjeneratën e re të arkitekturës e cila qëndron prapa Google Search, e cila do t’u mundësoj përdoruesve kohë më të shpejtë të kërkimit dhe shfaqjen e rezultateve për fjalët e kërkuara, derisa do të përmirësohet edhe saktësia e rezultateve të shfaqura”.

 

Krimbi i pare per  iPhone-ike
Ka ardhur ajo ditë, krimbi i parë për iPhone po sillet nëpër Australi, e në cak ka pajisjet iPhone të cilat janë dekoduar me anë të aplikacionit dashakeq jailbreak, i cili është krijuar nga hakeri me emrin ikex.

Por problemi nuk është me të gjitha pajisjet iPhone të cilat janë dekoduar me anë të jailbreak, por vetëm me ato të cilat kanë të instaluar aplikacionin SSH, sepse të gjitha me automatizëm e kanë fjalëkalimin e njëjtë - alpine. Kur iPhone infektohet me krimbin ikee, vjen deri tek ndryshimi i fotografisë në desktop me fotografinë e këngëtarit Rick Astley, e më pas krimbi tenton që ta instalojë atë në pajisjet e tjera të dekoduara me jailbreak nëpërmes rrjetit telefonik.Nëse nuk e keni instaluar aplikacion SSH nuk keni pse të brengoseni, por në rast se po duhet që ta ndërroni fjalëkalimin menjëherë.

 

Lap top kozmik nga Sony
Sony është kompani e cila ka merak që produktet e veta t’i përmbushë me seri të caktuara, prandaj kështu ka paraqitur laptopin “kozmik” Vaio me emrin Vaio Nebula FW.

Vaio Nebula FW bie në kategorinë zëvendësim për desktop; ekranin e ka të diagonales 16.4 inç, e në shtëpizë gjendet procesori Core 2 Duo i Intel, deri në 8 GB RAM si dhe disku i fortë i kapacitetit deri në 500 gigabajt apo SSD.Tematika kozmike përshkruhet në shtëpizën me laramani ngjyrash, e cila, nëse na pyetni ne, nuk përkujton shumë edhe në hapësirën kozmike. Çmimi nuk është edhe aq i lartë, prej 810 dollarë e sipër, prandaj nuk do të ankohemi.

 

Versioni i ri Bugati Voyager Duket se Bugatti megjithatë nuk ngopet me versionet e reja të modelit Veyron. Pas Pur Sang, Bleu Centenaire, Sang Noir e Fbg by Hermes, Bugatti po përgatitet të lansojë edhe versionin më ekskluziv deri më tani - Grand Sport Sang Bleu.Siç edhe e përshkruan emri, Veyron me “gjak të kaltër” është i bazuar në modelin Grand Sport, që kur merret parasysh se do ta prodhojë vetëm në 20 njësi të Grand Sport e bëjnë edhe më ekskluziv.Edhe pse automjeti nga aspekti mekanik nuk dallon nga versioni standard Grand Sport, Sang Bleu megjithatë dallohet nga lyerja e jashtme me dy ngjyra. E argjendta si deri më tani i takon pjesëve nga alumini, derisa e kaltra mbretërore mbulon pjesët nga fijet karbonike.Sang Bleu për më shumë dallohet edhe nga thithësit e pasmë të ajrit dhe me mbulesat speciale të aluminit. Në Bugatti nuk e kanë përmendur se në sa njësi do të prodhojnë këtë version dhe as sa do të jetë çmimi i tij, prandaj është lehtë e mundur që të prodhohet edhe vetëm një njësi unike. Natyrisht, nëse del vetëm një mund të imagjinojnë se vetëm ata me xhepa shumë të thella do ta bëjnë për veti.

 

Lenovo:Probleme me baterine. Lenovo ka telashe të reja me bateritë në laptopët ThinkPad, mirëpo kësaj radhe ato nuk janë me rrezik për shëndetin e përdoruesve.

Kompania Lenovo raporton mbi problemet e reja me bateritë nga linja e caktuar e laptopëve ThinkPad dhe ofron zëvendësimin pa pagesë të baterive me defekt. Fatmirësisht, kësaj radhe nuk bëhet fjalë për telashet klasike me nxehjen dhe ndezjen vetvetiu, por problemet me çipat brenda baterisë.
Laptopi me bateri të tillë paraqet një gabim të papërmirësueshëm të baterisë, nuk ofron mundësinë e mbushjes dhe vazhdimisht ka kapacitet të vogël apo rënie të përnjëhershme të kapacitetit. Problemi e paraqet baterinë sikur të ishte në fund të jetëgjatësisë së saj, derisa ai përfshin modelet ThinkPad T60, T61, R60, R61, X60 e X61.

 
 

 

Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente